Finalja e Champions League ka nisur të luhet përpara kohe, por tani në kupolat drejtuese të klubeve. Sheiku Mansour gëzoi tifozët e Manchester City-t me gjestin e tij bujar. Kreu i “qytetarëve“ mori përsipër të paguante shpenzimet e 6000 mijë tifozëve për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit në Porto.
Por nuk ka vonuar shumë për të ardhur kundërpërgjigja nga Abramovich. Manjati rus gjithashtu ka vendosur të paguajë për biletën dhe shpenzimet e udhëtimit për 6000 tifozë të Chelsea, të cilët do të kenë mundësinë të shkojnë falas në Portugali për të parë nga afër skuadrën e zemrës në këtë finale kaq të rëndësishme për ta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/