Dëmtimi i Nejmar në miqësoren e luajtur pas mesnate ndaj Katarit padyshim që e tronditi jo pak Kombëtaren e Brazilit, që në “Copa America” duhet të bëjë pa yllin kryesor të ekipit.
Tashmë dëmtimi i brazilianit është lënë pas dhe po mendohet për zëvendësuesin e tij, ku edhe këtu kanë lindur debate të shumta. Lukas Moura shihet si favoriti kryesor, por nuk përjashtohet edhe Vinisjus Zhunior, i cili bëri një sezon të kënaqshëm me Realin.
? ¿A quién llevarías para sustituir a Neymar?
? Lucas Moura
?? Vinicius pic.twitter.com/vaWVfdbzF3— AS (@diarioas) June 6, 2019
Për Lukas Mourën pati polemika që në shpalljen e listës, pasi ky i fundit, pavarësisht formës fantastike që pati me Totenhemin nuk u përfshi në listë. Tashmë, është mundësia që Tite të korigjojë gabimin. Gjithsesi, te Vinisjus shihet e ardhmja e Brazilit dhe një grumbullim në “Copa America” do ta shtonte pjekurinë e 18-vjeçarit. Tashmë gjithçka është në dorën e Tites.
? Vinicius podría jugar la Copa América
?? Podría ser llamado por Tite para sustituir en la Copa América a Neymarhttps://t.co/eRhKk14hEH— AS (@diarioas) June 6, 2019
class=”aligncenter size-full wp-image-243736″ src=”https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/03/REAL1.jpg” alt=”” width=”1151″ height=”750″ />