Finale midis Feronikelit dhe Prishtinës, titulli vendoset në Drenas

Janë luajtur sot katër prej takimeve të javës së parafundit të IPKO Superligës së Kosovës. Kryesuesit e Feronikelit kanë mundur në transfertë Llapin me rezultatin 3 – 1, ndërsa nuk ka gabuar as Prishtina që ka mundur 3 – 0 Trepçën 89’.

Tanimë fati i titullit do të vendoset në 90 minutëshin e fundit të kampionatit, ku këtë fundjavë Feronikeli pret Prishtinën në Drenas. Ekipi vendas vjen dukshëm më i favorizuar pasi diferenca prej dy pikësh u mundëson shpalljen kampion edhe në rast barazimi, ndërsa ekipi i drejtuar nga Mirel Josa i duhet medoemos për t’u rikthyer te titulli kampion.

Në takimet e tjera të ditës së sotme, Drenica dhe Ballkani u ndalën në barazim 1 – 1, ndërsa Flamurtari mori një trepikësh të artë në Gjilan, duke përmbysur Dritën me rezultatin 2 – 1.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 32

E mërkurë, më 15 maj 2019, ora 16:00

Drenica-Ballkani 1-1

Shënues: Tahiri 39’ / Topalli 60’

Drita-Flamurtari 1-2

Shënues: Burba 23’ / Kelmendi 60’, Bruqi 65’

Llapi-Feronikeli 1-3
Shënues: Alidema 21’ / Prekazi 18’, Hoti 55’, Rexha 62’

Prishtina-Trepça ’89 3-0
Shënues: Mankenda 48’, Basit 67’, Morina 90+3’

NESËR
KEK-u – Ferizaj
Gjilani – Liria

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *