“Fillimisht u pa si një shaka”, legjenda Rud Gulit ndryshon mendim për finalen e Tiranës: U duk si turne Mickey Mouse…

“Air Albania” do të çeli dyert për finalen e parë në historinë e Ligës së Konferencës më 25 maj. Ky është kompeticioni më i ri i krijuar nga UEFA, që hape debate të mëdha një botën e futbollit. Shumë personalitete të këtij sporti kundërshtuan një turne të tillë, të cilin e panë fillmisht me nënvlerësim, duke e gjykuar si një kompeticion ku do të merrnin pjesë vetëm ekipe të vogla.

Por tashmë mendimet kanë ndryshuar, teksa ekipe të njohura si Roma dhe Fejnordi do të luajnë në finale për të ngritur lart trofeun. Këtë fakt e pranon edhe një legjendë e futbollit holandez. Në një intervistë për “De Telegraaf”, Rud Gulit është shprehur se Liga e Konferencës u pa nga të gjithë si një shaka, por tashmë ka nisur të ketë një ndikim për shkak të ekipeve me emër që i kanë shkuar deri në fund këtij kompeticioni.

“Fillimisht, Liga e Konferencës u pa si një shaka, një turne “Mickey Mouse”. Por kur shihni se çfarë sjell në finale vetëm me ekipe të mëdha dhe kur shihni se sa shumë duan lojtarët dhe trajnerët të fitojnë këtë turne të ri, ka ndikim”, është shprehur Rud Gulit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online