Komisioni i Disiplinës/ “Tavë Elbasani dhe ordiner”, Skënder Gega dhe Olsi Rama e pësojnë me gjobê

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për javën që lamë pas në Superiore. Për shkak të etiketimit si “tavë Elbasani” për arbitrin, Olsi Rama u dënua me gjobë. Gjithashtu edhe Skënder Gega ka të njëjtim dënim pasi cilësoi si ordiner Enea Jorgjin.

  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  2. Zyrtari i FK Partizani, Olsi Rama, për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes FK Partizani – KF Tirana, në bazë të nenit 6.1/i të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, nenit 17/1/b të statutit të FSHF dhe neneve 14 dhe 55 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. Zyrtari i KF Skënderbeu, Skënder Gega, për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes FK Dinamo – KF Skënderbeu, në bazë të nenit 6.1/i të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, nenit 17/1/b të statutit të FSHF dhe neneve 14 dhe 55 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  5. Lojtari i KF Vllaznia, Kristi Qarri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online