Fili te kampionët, këtë herë nuk refuzon dot

Realdo Fili bëhet me skuadër të re. Ndryshe nga se ndodhi vjet në janar, këtë herë fieraku e ka pranuar ofertën e Skënderbeut, madje ka nënshkruar për dy vite raporton “Supersport”. Futbollisti 22-vjeçar përforcon kështu korçarët, që do të kenë më shumë alternativa në sulm.

Sulmuesi anësor pati probleme te Partizani, teksa fillimisht u bë shkak një dëmtim. Mungesa e hapësirave me të kuqtë bëri që në janar të kërkonte largimin dhe më pas te Kamza luajti rregullisht, madje duke shënuar dy gola, mes tyre njëri ndaj Skënderbeut.

Fili është një lojtar i formuar tek Apolonia, ku edhe ka spikatur për herë të parë. Këtë verë për të pati disa ofertë, ndërkohë që për disa ditë qëndroi në Izrael, por në fund preferoi të kthehej në Shqipëri dhe tanimë do të luajë me kampionët në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *