Florentino Perez ka vetëm një dëshirë për stolin e Realit. Presidentit po i propozojnë trajnerë të ndryshmë, mbi të gjithë Hoakim Lëvin e konbëtares gjermane, por ai është i “dashuruar” me Zhoze Murinjon.
Kreu i klubit spanjoll kërkon një dorë të hekurt në drejtim, i aftë për të vendosur rregull në ekip. Eliminimi kundër Ajaksit solli kritika të shumta, madje nuk mungoi dhe “përplasja” mes Perezit dhe Sergio Ramos. Ekipi është në anën e kapitenit dhe askush nuk e pret me entuziazëm idenë e rikthimit të Murinjos.
Portugezi nuk ka lënë raporte të mira me senatorët pas largimit të tij në vitin 2013, ndërsa dhe tifozët nuk janë shumë të bindur për një rikthim të tij. Kundër është dhe Hoze Angel Sançez, drejtori i përgjithshëm sportiv. Perezi insiston dhe dëshiron t’ia dhurojë portugezit drejtimin e ekipit, por ai është i vetmi që adhuron trajnerin e famshëm.