FIFA shpall tre kandidaturat për trajnerin e vitit, duel francezo-kroat

FIFA ka shpallur tre kandidaturat për trajnerin më të mirë të vitit 2018. Dy francezë dhe një kroat plotësojnë podin e trajnerëve më të mirë dhe njëri prej tyre do të fitojë çmimin e dhënë nga qeveria botërore e futbollit për trajnerin më të mirë.

Zllatko Daliç, Didier Deshamp dhe Zinedin Zidan janë tre emrat që rivalizojnë për trajnerin e vitit. Kroati realizoi një kryevepër duke dërguar Kroacinë në finalen e Botërorit, të cilën e humbën përballë Francës. I aftë për të menaxhuar një grup lojtarësh me kualitet, Daliç dhe djemtë e tij mahnitën miliona tifozë gjatë Botërorit të Rusisë me futbollin e tyre plot grintë, kualitet dhe mbi të gjitha aspak frikë për ekipin që ndodhej përballë.

Mbasi kishte ngritur Kupën e parë të Botës në vitin 1998 si kapiteni i Francës, Deshamp përsërit të njëjtën gjë këtë verë nga stoli i ekipit. Ekip i fortë mbrapa, mesfushë dinamike dhe luftarake dhe një sulm vrasës. Deshamp harmonizoi talentin e grupit që zotëronte me cinizmin e një ekipi fitues duke arritur të sjellë Kupën e Botës ne Paris mbas 20 vitesh.

I fundit, por jo nga rëndësia, Zinedin Zidan. Trajneri arriti të fitonte Championsin e tretë rresht me Realin e Madridit duke hyrë në historinë e futbollit botëror. Në fund të sezonit vendosi të largohet, për të pushuar dhe rikthyer më vonë sfidave të reja. Zidan krijoi një ekip të frikshëm dhe në tre vitet e fundit, ai dhe Reali kanë dominuar në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online