FIFA “përcjell” Danilo Alveshin në FSHF

Danilo Alveshin e presin sot në Vlorë, por lojtari brazilian është i vendosur për të mos qëndruar te Flamurtari dhe për këtë ka ndërmarrë hapa konkretë, duke kërkuar në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve daljen si lojtar i lirë dhe njohjen e detyrimeve që klubi i ka atij.

Braziliani më parë është shprehur se prej pesë muajsh nuk paguhet, ndërsa nga ana tjetër administratori Sinan Idrizi ka deklaruar për gazetën se në llogarinë e futbollistit ka kaluar çdo detyrim, pa përcaktuar se kur ka ndodhur kjo. Alvesh, i cili javën e shkuar pati një komunikim me gazetën, u shpreh se çështjen do ta çonte në FIFA, por aty nuk është marrë në shqyrtim, duke iu kërkuar që fillimisht të merret një vendim nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Sulmuesi brazilian e ka ndarë mendjen për t’i shkuar deri në fund, duke qenë gati ta dërgojë çështjen edhe nën KAS nëse është nevoja. Alvesh erdhi te Flamurtari janarin e viti 2015 dhe ka edhe një vit kontratë me vlonjatët, që për ta lënë të lirë duan 500 mijë euro, shifër kjo e thënë publikisht nga administratori Idrizi. Sulmuesi 26-vjeçar numrin 45 ndeshje me skuadrën vlonjate dhe ka shënuar dhjetë gola. Ai nuk shquhet për golat e shënuar, por për hapësirat që krijon për shokët e skuadrës, duke vënë nën presion kundërshtarët në çdo moment. Ai konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, ndaj trajneri Duro e pret me krahët hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online