Ivan Galiç është ai që shqetëson kurbinasit për ndeshjen me Partizanin. Sulmuesi anësor u dëmtua në ndeshjen kundër Naftëtarit dhe mbetet për t’u mësuar gjendja e tij. Kroati është një nga lojtarët prej të cilit te Laçi presin shumë.
Por ka edhe lajme të mira. Mesfushori Bojan Najdenov mund të luajë për Laçin. Kurbinasit i kishin dërguar një kërkesë klubit të Esteghal në Iran, por lejekalimi prej tyre u refuzua të lëshohej.
Në këto kushte bardhezinjtë iu drejtuan FIFA-s dhe tashmë është marrë “OK” dhe Najdenov mund të luajë. Kështu trajneri Artan Mërgjyshi mund t’i bëjë llogaritë me të në fushë. Në miqësoren me Ilirinë ai ishte titullar, çka tregon se ndaj Partizanit pritet ta nisë nga minuta e parë.