Fidan Aliti vazhdon që të ngrihet në karrierë, ish-lojtarin e Skënderbeut e kërkon kampioni i sapo shpallur në Turqi

Ish-lojtari i Skënderbeut, Fidan Aliti do ta mbyllë këtë verë aventurën me skuadrën Zurich të Zvicrës. 27-vjeçari nga Presheva u transferua nga Kalmar për tek Zurich për një shifër prej 1.2 milionë eurosh, ku pas një sezoni të mirë ka zgjuar vëmendjen e shumë skuadrave. Një prej tyre është dhe kampionia në fuqi e Turqisë, Beshiktash e cila është e interesuar për lojtarin e përfaqësues së Kosovës.

Nëse kjo marrëveshje arrihet, atëherë Fidan Aliti do të luajë përballë disa shqiptarëve të tjerë si Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi e Erdon Daci që aktivizohen tek Konyaspori. Në këtë ligë ishte edhe Endri Çekiçi, por skuadra e tij Ankaragücü ra nga kategoria. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online