Shndërroi Skënderbeun në pak kohë, Memelli merr shpërblimin nga Takaj: E nisim kampionatin bashkë, duam 5 vendet e para

Në një kampionat ku fundi i sezonit shoqërohet me ndërrime në pankinë, një rast ndryshe vjen nga Skënderbeu. Puna e mirë shpërblehet dhe Migen Memelli ka marrë shpërblimin e tij. Në një konferencë për shtyp, kreu i pankinës korçare ka njoftuar se sezonin e ardhshëm do të jetë po ai timonieri i bardhekuqve. Memelli ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm me Skënderbeun, të cilin e mori nga një krizë e thellë për t’i shndërruar tërësisht.

Juglindorët nën drejtimin e tij i kanë hapur telashe edhe ekipeve pretendente për titull dhe gjithashtu ia kanë dalë të sigurojnë qendrimin në Kategorinë Superiore edhe për sezonin e ardhshëm. Në këto kushte, presidenti Takaj nuk ka pasur përse të shohë përreth për edicionin e ri të Superiores, prandaj ka vendosur zgjatjen e bashkëpunimit me Migen Memellin.

“Para se të nisni pyetjet, dua të falënderoj drejtuesit e klubit që më dhanë mundësinë të drejtoj Skënderbeun në këto katër muaj. Pa diskutim edhe futbollistët në veçanti, pasi janë paraqitur mirë pavarësisht vuajtjeve të pësuara në këtë kampionat. Ju falënderoj edhe ju, që keni qenë të duruar dhe jeni pjesë e rëndësishme për futbollin. I falënderoj edhe tifozët për mbështetjen e dhënë, kanë duruar dhe kanë qenë krah futbollistëve. Dhe e fundit, vitin tjetër do ta nisin kampionatin bashkë. Ky vendim erdhi pas një bisede që kam pasur me presidentin. Nëse ka besim, ka edhe një linjë të përbashkët për atë që kemi bërë.

Objektivi? Kemi bërë një bisedë të shkurtër, detajet do të zbulohen në vazhdim. Do t’i bëjmë gjëra në mënyrë më të mirë të mundshme. Vitin tjetër do konkurrojmë fort me skuadrat që i kemi ndalur, duke nisur me Partizanin, Kukësin, Teutën, Vllazninë. Do të jemi rivalë të denjë të kampionatit. Baza e lojtarëve është. Afrimet do të zbulohen javët e ardhshme. Nuk po flasim për titull, por që do të jemi konkurrentë. Pse të mos jetë Skënderbeu në 5-6 skuadrat më të mira të kampionatit?!”, ka deklaruar Migen Memelli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online