Do të bëjë bashkë të gjithë tifozët e Celtic, Ilir Meta njofton inagurimin e Celtic Supporters Club Albania

Presidenti i Republikës së Shqipërisë prej kohësh ka bërë publike dashurinë e tij për klubin skocez të futbollit, Celtic. Megjithëse shumica zgjedhin ekipe më të njohura në arenën europiane, Ilir Meta bën përjashtim dhe ka zgjedhur skuadrën nga Glasgow për të qenë tifoz. Ditën e sotme Presidenti i Shqipërisë ka dhënë edhe lajmin se do të krijojë “Celtic Supporters Club Albania”.

Inagurimi do të bëhet ditën e nesërme së bashku me ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, i cili për shumë vite ka mbajtur veshur fanellën e klubit të madh skocez, Rudi Vata. Kështu të gjithë tifozët e Celtik që ndodhen në Shqipëri do kenë tashmë mundësinë të ndajnë së bashku dashurinë për “The hoops”.

“Nesër, si 20 vjet më parë, përsëri me legjendën e futbollit tonë, Rudi Vata. Këtë herë jo për të festuar fitoren e kombëtares tonë, por për të inaguruar Celtic Supporters Club Albania”, shkruan presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online