Festimi i Balotelit: E dija se do shënoja, ja çfarë i kërkova fotografit!

Mario Baloteli ka rilindur tek Olimpiku i Marsejës. Sulmuesi italian shënoi golin e parë në fitoren 2-0 kundër Saint Etienit. Ky ishte goli i katërt në pesë ndeshje me Marsejën dhe tepër i rëndësishëm, pasi kjo fitore e afron ekipin marsejez 5 pikë larg zonës Champions.

Super Mario vendosi të festonte me shokët e ekipit në një mënyrë ndryshe pas golit të shënuar. Ai i mori telefonin një gazetari pas porte dhe përfitoi të bënte një video live. Imazhet e festës u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa sulmuesi zbulon për “Canal +” se kishte programuar gjithçka.

Përpara fillimit të ndeshjes i dhashë telefonin tim fotografit të Marsejës. I thashë që të qëndronte pas portës, sepse, nëse shënoja, do të marrr telefonin dhe do të bëj një stories. Video ime ka bërë xhiron e botës? Çfarëdo që të bëj unë, bën xhiron e botës”, përfundoi duke buzeqeshur Mario Baloteli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *