Orikumi në festë, sepse tashmë do të ngjitet në Kategorinë e Parë.
Ndonëse u mund me 11-metërsha në sfidën kundër Vllaznisë B, në play-off, sërish përfiton, për shkak se ra Vllaznia A.
Një lajm i bukur për Vlorën dhe qytezën në periferi të saj, sepse tek Orikumi punojnë vlonjatë, nga trajneri Artan Sakaj e deri te lojtarët e rinj që nuk gjejnë hapësirë te Flamurtari.