Festë e dyfishtë për Suarez: Çfarë ndeshje, mbetem gjithmonë tifoz i Ajaksit

Fitorja e Ajaksit me rezultatin 1-4 në “Santiago Bernabeu” i befasoi të gjithë. Gjiganti holandez eliminoi lehtësisht ekipin që ka dominuar futbollin europian gjatë viteve të fundit.

Shumë tifozë u trishtuan për fundin e hidhur të “Los Blancos”, të cilët nuk u ngritën asnjëherë gjatë këtij sezoni në nivelin e duhur. Më të shumtë janë ata që u kënaqën nga dështimi i ekipit të Solarit.

Diçka normale duke marrë parasysh faktin që Reali ka bërë shumë tifozëri të vuajnë në 5 kompeticionet e fundit të Champions Ligës (kanë fituar 4 herë). Luis Suarez është ndjerë dyfish i lumtur mbrëmjen e kaluar. Sulmuesi i Barcelonës nuk mund të mos kënaqet kur “armiqtë” e Realit dështojnë, por ai është krenar dhe për ndeshjen madhështore të Ajaksit.

Uruguaiani ka qenë pjesë e “Harkëtarëve” për katër sezone, aty ku shënoi 83 gola në 114 ndeshje, përpara se të transferohej te Liverpuli në verën e vitit 2011. “Urime, do të jem gjithmonë një tifoz i Ajaksit”, shkruan Suarez në rrjete sociale, duke postuar dhe një foto të ekipit holandez, të cilët festojnë pas kualifikimit me tifozët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online