Festa e 7 marsit, surprizohet Gugash Magani

7 marsi njihet si Festa e Mësuesit dhe ajo është festuar edhe tek ekipi i Besës. Futbollistët kanë befasuar trajnerin e tyre, Gugash Maganin, ndërkohë që klubi ka postuar edhe videon nga momentet festive te verdhezinjtë.

“Lojtarët surprizojnë prof. Maganin gjatë seancës stërvitore ditën e sotme duke i uruar festën e mësuesit. Një ekip, një familje”, është diçitura e videos, ndërkohë që Maganit i është dhuruar një tortë. “Gëzuar festën! Urime për Superligën”, shkruhet në të.

Sikurse dihet, Besa renditet në vendin e dytë në grupin B dhe ka vetëm tre pikë më pak se Bylisi i vendit të parë. Objektivi është rikthimi në Superiore dhe kavajasit do të bëjnë maksimumin për ta realizuar objektivin sezonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *