Sebastian Fetel ka triumfuar në Çmimin e parë të madh të sezonit në Formula 1, duke lënë pas Ljuis Hamilton, me Raikonen që kompletoi podiumin dhe ditën perfekte të Ferrarit. Piloti gjerman kaloi në krye pas ndaljes nga pit stop në xhiron e 25-të. Ljuis Hamilton, i cili kryesonte që në start, ngadalësoi për shkak të kufizimit të shpejtësisë që hyn në fuqi në rast të ndonjë aksidenti jo të rëndë, sepse Groszho pati një problem në makinën e tij.
STRATEGJI PERFEKTE – Ferrari kishte vendosur të kryente më herët ndalesën e Raikonenit, i cili në atë moment ishte i dyti, për të luajtur fuqishëm me “dy sulmues” kundër Hamiltonit, i mbetur vetëm në krye, sepse shoku i skuadrës Botas pati probleme në makinën e tij. Plani i Ferrarit funksionoi në mënyrë perfekte, edhe pse me ndihmën e fatit. Ndërkaq, fat i keq për makinat Haas, sepse pas ndalesës së parë u tërhoqën në harkun e pak minutave Magnuesen dhe Groszho, në një kohë që ishin në vendet 4-5.
TË TJERËT – Red Bull e ka mbyllur Çmimin e Madh në vendet 4-6, me Daniel Rikardon dhe Maks Verstapenin, me këtë të fundit që në fillim të garës për pak doli nga gara dhe humbi shumë pozicione. I pesti Fernando Alonso me MekLaren.
INITIAL CLASSIFICATION – LAP 58/58
Sebastian Vettel takes his third win in Australia
And with it takes his ?th career podium!#AusGP #F1 pic.twitter.com/OekaE51XBO
— Formula 1 (@F1) March 25, 2018
An early lead for @redbullracing in the race for the @DHL_Motorsports Pit Stop Award ?#AusGP #F1 pic.twitter.com/8bILn0o7dx
— Formula 1 (@F1) March 25, 2018