Feronikeli “heq qafe” Llapin, Prishtina përgjigjet me “poker”

Feronikeli nuk e lëshon kreun dhe i jep një goditje Llapit të vendit të tretë, duke e mundur me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra nga Drenasi iu fal golave të shënuar nga Hoti dhe Fazliu në fund të takimit. Kundërpërgjigjet Prishtina, që ka bërë detyrën kundër Lirisë së Prizrenit. Kështu diferenca mes ekipeve të kreut mbetet vetëm dy pikë dhe gara për titullin është e hapur.

Skuadra e Mirel Josës arriti t’i realizonte katër gola bardhezinjve nga Prizreni. Ndeshja nisi me gol, pasi Mankenda shënoi që në minutën e parë. Ky gol mbetur në fuqi në 45 minutat e para. Thaçi, pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë, arriti të shënonte golin e qetësisë. Më pas ishte radha e Korenicës, kurse në shtesë realizoi Arbër Hoxha.

Trepça ’89 ka marrë një fitore me mjaft vlera, pasi ka mposhtur kampionët në fuqi të Dritës. Fatet e këtij takimi i ka vendosur anësori Renato Hyshmeri, i cili ka shënuar që në minutat para të takimit. Skuadra nga Gjilani rikthehet me këmbë në tokë pas triumfit në derbi, madje tanimë rrezikon të përfshihet edhe në zonën e ftohtë.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 19
E diel, më 24 shkurt, ora 13:00

Feronikeli-Llapi 2-0
Shënues:
Hoti 30’,  Fazliu 89’

Prishtina-Liria 4-0
Shënues:
Mankenda 1’, Thaçi 50’, Korenica 58’, Hoxha 92’

Trepca ’89-Drita 1-0
Shënues:
Hyshmeri 13’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online