Felipe Anderson: Isha lodhur te Lacio, tani nuk kam presion

Felipe Anderson ishte blerja e pare e madhe e Igli Tares te Lacio. Shqiptari fitoi konkurrencën më disa klube, veproi shpejt dhe transferoi brazilianin në Romë në vitin 2013. Pesë vite me Lacion, me ulje-ngritje, pavarësisht se talenti i Felipe Anderson nuk vihet në dyshim.

Gjatë kësaj verë, bardhekaltrit e shitën në Angli dhe Uest Hemi pagoi 42 milionë euro për kartonin e tij. Në një prononcim për “Daily Mail”, lojtari ofensiv tregon se ndihet shumë mirë me ekipin e ri, po zbavitet, gëzon besimin e të gjithëve, nuk e ndjen presionin, ndërsa “thumbon” Lacion.

Isha lodhur te Lacio dhe kërkoja realisht një projekt dhe një skuadër që besonte tek unë 100%. Kur mësova për interesimin e Uest Hemit, ishte e thjeshtë të zgjidhja dhe të largohesha. Këtu e gjeta këtë gjë, trajneri dhe klubi po më mbështesin. Dua të bëj diçka të madhe për këtë skuadër, ndihem gati për t’u përballur me të gjitha ndeshjet, sepse nuk më kanë vënë në presion. Kur dikush paguan 42 milionë euro për ty, është e qarte se të gjithë presin diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë“, përfundon Felipe Anderson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online