Zhoao Feliks i ka bërë tifozët e Atletiko Madrid që ta harrojnë Antuan Grizman për momentin. Ylli portugez u ble 120 milionë euro nga Benfika dhe përshtatja me ekipin e ri po shkon për mrekulli.
19-vjeçari shënoi një gol në fitoren 7-3 kundër Realit. Ai ndihet i lumtur te “colchoneros”, ndalet te Diego Simeone dhe e mbyll me objektivat e tij personale dhe ato me ekipin spanjoll prononcimin për iberiken AS.
“Derbi im i parë shkoi si në ëndrra. Atletiko është një klub i madh dhe punon shumë mirë me formimin e lojtarëve. Më pas është edhe Simeone, i cili punon shumë mirë me sulmuesit. Bisedova vetëm njëherë me Diegon përpara se të firmosja, por ishte e mjaftueshme…
Shpresoj të jem ndër protagonistët e kampionatit spanjoll, por për momentin dua vetëm të punoj. Dua të bëhem ndër 3-4 lojtarët më të mirë të La Ligas dhe ëndërroj që fëmijë fitimin e Champions Ligës”, përfundon Zhoao Feliks.