Faza “Play-off” në Kategorinë e Parë, FSHF përcakton datat dhe oraret e “finaleve”

Pas përfundimit të sezonit 2018-2019, janë zyrtarizuar edhe datat e oraret e finaleve Play-off, mes skuadrave nga Kategoria e Parë dhe të Kategorisë së Dytë.

Këto dy takime do të përcaktojnë edhe dy skuadrat që do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Veleçiku dhe Elbasani, që u renditën të parafundit në grupet përkatëse në Kategorinë e Parë, do të luajnë një ndeshje shtesë, përkatësisht kundër Shkumbinit dhe Luzit 2008 që u renditën të dytët në grupet e Kategorisë së Dytë.

Dy skuadrat humbëse do luajnë mes tyre një ndeshje tjetër, e cila përcakton skuadrën e tretë që do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë për sezonin 2019-2020. Të dyka këto ndeshje luhen në të njëjtën ditë dhe orë, përkatësisht në stadiumet e Shijakut dhe të Ballshit.

Ndeshjet Play-off

E premte, 24.05.2016, ora 16:00

Veleçiku-Shkumbini
(Stadiumi “Tofik Jashari”, Shijak)

Elbasani-Luzi 2008
(Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online