Hallet s’kanë fund për PSG-në, pas debatit që shpërtheu midis Adrien Rabiosë dhe trajnerit Tomas Tuhel, klubi parisien ka pësuar një tjetër goditje. Mbrojtësi belg Tomas Mënier ka lënë dhomat e zhveshjes, pasi ka mësuar lajmin e trishtë të vdekjes së gjyshit.
Lajmi i trishtë është mësuar nga futbollisti vetëm dy orë para zhvillimit të ndeshjes ndaj Liverpulit. Klubi u mundua të respektonte privatësinë e lojtarit, duke shpjeguar se arsyeja e largimit të papritur të 27-vjeçarit ishte një problem personal.
Në mungesë të Mënier, tekniku gjerman Tomas Tuhel ia ka besuar rolin e mbrojtësit të krahut të djathë të riut Tilo Kehrer, i cili fitoi balotazhin me Dani Alvesh.
Le onze de départ pour ce choc ? Liverpool ! ?#PSGLFC
?? #AllezParis pic.twitter.com/qTHA441nLr
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) November 28, 2018