Fati i madh i Tiranës? Crvena Zvezda mund të kalojë në grupe pa luajtur fare në “Play Off”

Tirana ka mbërritur në fazën e “Play Off” për të shkuar në grupet Europa League, atje ku e ndajnë vetëm 90 minuta përballje me Young Boys. Bardheblutë kishin edhe fatin me vete pasi e kaluan turin e tretë pa luajtur me ndonjë rival, vetëm sepse emri i tyre u tërhoq në njërën nga dy goglat që do të mbërrinin direkt në “Play Off”.

Por nga ana tjetër, kundërshtari që i nxori “padrejtësisht” nga Champions League pasi e dominuan nga të gjitha aspektet, Crvena Zvezda, mund të kalojë menjëherë në grupet e “Europa League” pa e bërë fazën e “Play Off”.

Kampionët e Serbisë kanë mundësinë që të përfitojnë së tepërmi nga situata e vështirë e luftës politike që po ndodh mes shteteve të Azerbajxhanit dhe Armenisë. Të dy këto vende kanë një konflikt mes tyre që ka precipituar së tepërmi, ndërsa Zvezda duhet të luajë normalisht në “Play Off” kundër Ararat, ekipit armen në transfertë.

Por kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet në kohë trazirash dhe për këtë arsye janë tre variantet e shtruara në tavolinë. E para është për kalimin e kësaj ndeshje në fushën e Crvena Zvezdës, që nuk mund të pranohet si mundësi nga kundërshtarët. Mundësia e dytë mbetet për kalimin e kësaj përballje në një fushë neutrale dhe këtu mbetet të shihet nëse do të ketë një dakortësim mes ekipeve. Ndërkohë mundësia e tretë është për kalimin e Zvezdës menjëherë në grupet e “Europa League” nëse ekipi i Ararat nuk do të jetë në gjendje të largohet nga Armenia në ditët në vijim për shkakun e konfliktit me Azerbajxhanin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online