“Faleminderit dhe suksese”! Sa shumë lëvizje te Kukësi, largohet një tjetër futbollist nga verilindorët

Shumë lëvizje dhe ndryshime te Kukësi në këtë kohë të bojkotit të futbollit shqiptar. Pas largimit të Telushit dhe Obanor, këtë herë vjen radha e Emiljano Mustës për të ndarë rrugët me ekipin e Gegës. Faqja zyrtare e verilindorëve ka njoftuar edhe dakortësimin për të mbyllur marrëveshjen me lojtarin, megjithëse ishte nënshkruar një kontratë 2-vjeçare së fundmi.

Sa i përket arsyeve mbi këtë largim nuk bëhen ende të ditura nga ana e Kukësit. Duke i uruar suksese në vazhdimësi dhe për ta falënderuar mbi kontributin e dhënë, vjen edhe kjo lëvizje e radhës e cila i shton më tepër dyshimet mbi Kukësin e ri që do të shohim në fushën e lojës me nisjen e kampionatit, atje ku ka tepër ndryshime nga skuadra që kemi parë në sezonin e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online