Fantazist me “skonto”, Rashica tani pret asiste pafund
Verder Bremen kërkon të “ringjallë” një ish-lojtarë të Ajaksit, i cili në Angli në asnjë moment nuk u ngrit në lartësinë që të gjithë prisnin. Bëhet fjalë për mesfushorin Davi Klasen, i cili u transferua te Everton për shumën e 27 milionë eurove.
Me blutë e Liverpulit ai u aktivizua në vetëm 7 ndeshje dhe vetëm tre herë e nisi si titullar. Asnjë gol i shënuar nga mesfushori, i cili në Holandë një vit më parë kishte arritur të gjente rrugën e rrjetës 14 herë në kampionat.
Gjermanët kanë shfrytëzuar sezonin “jo” të Klasen dhe e kanë blerë për shumën e 15 milionë eurove nga Evertoni. Një kampionat i mirë me gjermanët do e rriste sërish vlerën e mesfushorit të përfaqësues holandeze, që tani do provojë një eksperiencë të re në Bundesliga.
DONE DEAL ? Davy Klaassen has signed for Werder Bremen from Everton Football Club ??
Gepostet von SV Werder Bremen am Freitag, 27. Juli 2018