Fantastike/ Merret vendimi zyrtar për Rusinë, Shqipërisë i troket fati në derë

UEFA ka dalë sot me një vendim zyrtar sa i përket Rusisë. Kombëtarja ruse do të renditet e fundit në grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombëve, ku gjendet edhe Shqipëria. Kuqezinjve u troket fati në derë, teksa tashmë kanë mundësi reale për të synuar vendin e parë në këtë grup.

Gjithashtu UEFA ka përjashtuar të gjitha ekipet kombëtare të Rusisë, si të meshkujve, ashtu edhe të femrave, dhe klubet e ruse nga kompeticionet e saj. Sakaq oferta e Federatës Ruse për të organizuar Euro 2028 ose Euro2030 është hedhur poshtë nga qeveria europiane e futbollit.

“Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe automatikisht do të renditet e katërta në këtë grup. Për rrjedhojë, ata do të bien në fund të fazës së grupeve dhe do të renditen në vendin e 16-të dhe të fundit të Ligës B”, lexohet në vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online