E bujshme/ “Galaksia“ e Realit të Madridit kërkon përsëri “yllin“ Ronaldo, në Angli tregojnë skenarin e merkatos

Kristano Ronaldo u largua në vitin 2018 nga Reali i Madridit me një koleksion të gjerë trofesh të fituar. Portugezi arriti gjithçka që një futbollist mund të arrinte në karrierën e tij me “los blancos”, për këtë arsye u largua në kërkim të stimujve të tjerë për të ushqyer urinë e tij. Por, 4 vite  më pas, skenari i rikthimit në kryeqytetin spanjoll ka nisur të marrë jetë.

“The Mirror” raporton se Reali i Madridit ka hartuar planin B në rast se transferimi i Mbapesë dështon. Në këtë rast “galaktikët” do të kërkonin “yllin” Ronaldo në “galaksinë” e tyre. Megjithëse në moshën 37-vjeçare, fiziku i 5 herë fituesit të Topit të Artë nuk njeh plakje dhe mund të japë ende kontributin e tij për fanellën e Realit të Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online