Fanella më e çuditshme në planet, klubi spanjoll i çudit të gjithë

Përgjatë viteve klubet gjysmë-profesioniste në Spanjë kanë çuditur mbarë botën me dizenjot e çuditshme të fanellave. Siç duket midis drejtuesve të klubeve ekziston një garë e fshehtë, se kush arrin të veshë ekipin me fanellën më të çmendur, pasi shpjegim tjetër nuk mund të ketë.

Skuadra më e fundit spanjolle që ka prezantuar një uniformë që të ngelet në memorie është Zamora, klub që militon në kategorinë e katërt spanjolle. Në fanellën e re të Zamorës, dizenjuesi ka vënë një skicë të sistemi kardiovaskular të njeriut, ndoshta për të treguar që këtë punë e ka bërë me të vërtetë me zemër.

“Shume faleminderit për dashurinë e shfaqur dhe për kritikat konstruktive. Futbolli, si jeta, është inovacion dhe rrezik. Dhe ne rinovohemi dhe rrezikojmë për të qëndruar gjallë”, shkruan klubi spanjoll në faqen zyrtare në “Instagram”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *