Debutoi si fantazmë ndaj Romës, Morata frikëson shumë te Juventusi

Pas largimit të Gonzalo Higuainit nga Juventusit, reparti i sulmit mbeti në kaos, pasi drejtuesit nuk ishin gjetur akoma një zëvendësues të denjë të argjentinasit. Vendimi i Kristiano Ronaldos për të mos pranuar pozicionin e sulmuesit të qendrës i komplikoi më shumë gjërat.

Trajneri i ri i skuadrës besoi shumë tek aftësitë e ish kolegut të skuadrës, Morata, duke e risjellë përsëri në Torino. Ditën e djeshme përballë Romës, spanjolli bëri debutimin e shumë pritur, por nuk arriti të lërë asnjë shenjë të vetme në fushë.

Sulmuesi luajti mjaft dobët, duke i lënë një punë te dyfishtë Kristiano Ronaldos, i cili edhe njëherë nuk zhgënjen duke shënuar dopietë në ndeshjen ndaj Romës.

Me këtë performancë, drejtuesit e Juves me patjetër duhet të shohin mundësinë e një opsioni të ri në qendrën e sulmit. Alvaro Morata ka dështuar të luajë mirë si te Real Madridi, Chelsea dhe Atletiko Madridi. Pavarësisht dashurisë së tifozëve të Juventusit ndaj tij, Morata me debutimin si fantazmë tregoi sebnuk është një lojtar i klasit botëror. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online