Shumë lëvizje dhe ndryshime te Kukësi në këtë kohë të bojkotit të futbollit shqiptar. Pas largimit të Telushit dhe Obanor, këtë herë vjen radha e Emiljano Mustës për të ndarë rrugët me ekipin e Gegës. Faqja zyrtare e verilindorëve ka njoftuar edhe dakortësimin për të mbyllur marrëveshjen me lojtarin, megjithëse ishte nënshkruar një kontratë 2-vjeçare së fundmi.
Sa i përket arsyeve mbi këtë largim nuk bëhen ende të ditura nga ana e Kukësit. Duke i uruar suksese në vazhdimësi dhe për ta falënderuar mbi kontributin e dhënë, vjen edhe kjo lëvizje e radhës e cila i shton më tepër dyshimet mbi Kukësin e ri që do të shohim në fushën e lojës me nisjen e kampionatit, atje ku ka tepër ndryshime nga skuadra që kemi parë në sezonin e fundit. /Sport Ekspres/