“Falë Zotit mbaroi sezoni, nuk rikthehem më te Bajerni!”, Bild zbulon deklaratën shokuese

Renato Sançez u cilësua si një ndër talentët më të mëdhenj të mesfushës dhe Bajerni pagoi rreth 40 milionë euro te Benfika për kartonin e tij para tre vitesh. 21-vjeçari nuk arriti kurrë të përshtatej me bavarezët, të cilët e huazuan tek anglezët e Suonsit.

Sezonin e kaluar e mbylli me Bajernin, aty ku u aktivizua vetëm 627 minuta nga Niko Kovaç. Diçka e tillë e ka acaruar jashtë mase dhe portugezi nuk dëshiron të rikthehet më në Mynih.

Kontrata që i përfundon në vitin 2021 e detyron, por Sançez mendon ndryshe. Sipas raportimeve të “Bild”, mesfushori ia ka bërë të qartë dëshirën e tij edhe shokëve të skuadrës në pushim të pjesëve në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Ajntrahtit.

“Falë Zotit kanë mbetur edhe 45 minuta. Po pres me padurim që të nisem me pushime. Nuk di gjë për të ardhmen, por nuk e kam ndërmend të kthehem përsëri te Bajerni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online