Fabio Kualiarela padyshim po i habit të gjithë me formën e treguar në Serie A, teksa 36-vjeçari numëron plot 25 gola të shënuar këtë sezon dhe udhëheq listën e golashënuesve.
Gjithsesi, duket se italiani nuk është i vetmi fenomen, pasi nga Skocia vjen një rival, i cili ka shënuar gati sa dyfishi i Kualiarealës. Quhet Stefen Dobi dhe luan në Katëgorinë e dytë skoceze, me ekipin e Queen of South.
Numëron plot 36 vite mbi supe, por kjo gjë nuk e ka penguar të shënojë plot 43 herë këtë sezon. Po, e keni lexuar mirë. 43 gola në 43 ndeshje, shto këtu edhe shtatë asist. Shifra të çmendura nga skocezi, i cili edhe pse në moshë 36-vjeçare vijon të japë leksione për sulmin…