Shaktjor Soligorsk ka fituar ndeshjen e fundit të kampionatit në shtëpi, duke mposhtur ekipin e FC Minsk me rezultatin e thellë 4-0. Elis Bakaj ishte një nga autorët e golave, duke e mbyllur kampionatin me 9 rrjeta të realizuara.
Trepikësh europe për vendasit, të cilët sigurojnë kualifikimin në Europa League dhe e mbyllin sezonin si nënkampionë të Bjellorusisë. Vendi i parë në vendin lindor është prenotuar prej vitesh nga Bate Borisov, ndërsa vendi i dytë është një rezultat shumë i mirë për Shakjtorin dhe Elis Bakajn.
Në ndeshjen e sotme, 31-vjeçari shqiptar shënoi golin e dytë të ekipit në minutën e 68, ndërsa dhjetë minuta më pas u zëvendësua nga loja nga trajneri i tij.