Një finale e parakohshme, sfidë që në kohëra të tjera do të luhej në Champions League: Milani do të ndeshet me Arsenalin në 1/8-at e Europa League. Një çift i nivelit të lartë, fatkeqësisht një pretendent për trofeun do të eliminohet para kohe. Fat i keq për të dyja palët, që shpresonin në një short më të lehtë.
Ndërkaq, Lacio e Thomas Strakoshës do të përballet me Dinamon e Kievit. Ukrainasit ishin në grup me Skënderbeun e Korçës dhe në turin e shkuar eliminuan me shumë vuajtje, pas dy barazimesh, AEK-un e Astrit Hajdareviçit, mesfushorit të kombëtares sonë.
Atletiko e Madridit, dy herë fitues i Europa League (2010, 2012) do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës, ndërsa Borusia e Dortmundit do të ndeshet me Salcburgun.
EUROPA LEAGUE, 1/8-at finale
Lacio – Dinamo Kiev
RB Lajpcig – Zenit
Atletiko Madrid – Lokomotiv Moska
CSKA Moska – Lion
Olimpik Marsejë – Atletik Bilbao
Sporting Lisbonë – Viktoria Pëlzen
Borusia Dortmund – Salcburg
Milan – Arsenal