Eurogoli i Kamarasë i mjafton Flamurtarit ndaj shkelmave të grekëve

Flamurtari ma mposhtur minimalisht Aleksandrian, duke dominuar në lojë, edhe pse kundërshtari zhvilloi një lojë të rëndë. Fatmirësisht nuk ka dëmtime

Flamurtari 1
Aleksandria   0
Shënues: Kamara 74’

Flamurtari: Nurkoviç, Jakovljeviç, Bicaj, Veliu, Siljanovski, Pollozhani, Useini, Zhufo, Liçaj, Musta, Bushiç. (U aktivizuan: Kamara, Sidibe, Alvesh, Mersini, Hyseni, Neziraj, Hoxhaj, Bocaj, Tushi). Trajner: Shpëtim Duro

Fitore me një supergol të Kamara, fitore ndaj lojës shumë të rëndë nga Aleksandria, kjo ishte ajo çka ndodhi në Greqi, në miqësoren që dje skuadra e Flamurtarit zhvilloi atje. Vlonjatët kanë luajtur të parin takim miqësor në Veria të Greqisë, aty ku ndodhen prej një jave. 1-0 ishte rezultati përfundimtar ndaj Aleksandria, skuadër e kategorisë së dytë të kampionatit në vendin fqinj. Një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra kuq e zi, që ka pasur shumë raste në të dyja pjesët, ndërsa porta e skuadrës vlonjate nuk është vënë asnjëherë në rrezik nga kundërshtarët.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro është detyruar të përballojë edhe lojën e rëndë të skuadrës greke, duke shpëtuar fatmirësisht nga ndonjë dëmtim i mundshëm. Në ndryshim nga ndeshjet e tjera, nuk ka ndryshuar gjë në qendër të mbrojtjes, por Duro ka vendosur Siljanovskin nga e majta, ndërsa Jakovljeviç ka luajtur në të djathtë.

Në mesfushë është luajtur me pesë, kurse në sulm Bushiç ishte i vetëm. Flamurtari e ka nisur takimin në sulm, duke kërkuar të dominojë ndaj kundërshtarit dhe e ka arritur diçka të tillë. Bushiç, Zhufo, Musta dhe Useini kanë pasur mundësitë për të shkuar në avantazh, por pjesa e parë është mbyllur pa gola.

Në 45 minutat e dyta trajneri Duro ka ndryshuar në formacion, duke hedhur në fushë pothuajse të gjithë lojtarët e stolit, si dhe ka ndryshuar rreshtim. Vlonjatët kanë vijuar të jenë më aktivë se kundërshtari, ndërkohë që do të ishte Kamara ai i cili do të shënonte golin e fitores, me një roveshatë, një supergol huhet thënë për nga mënyra e ekzekutimit. Flamurtari ka pasur edhe mundësi të tjera, por përfundimisht takimi është mbyllur në shifrat 1-0.

Elton Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online