Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, foli në RTSH pas ndeshjes kundër Uellsit, duke qenë edhe ai shumë i kënaqur për fitoren dhe me reagimin pas humbjes së fundit.
“Ishte fitore jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, sidomos pas humbjes së fundit. Jam i kënaqur për grupin, treguam karakter dhe siguri, që na vlen shumë për të ardhmen.
Kriza? Është herët për të folur, kemi shumë gjëra për të përmirësuar, por ishte një fitore e rëndësishme për djemtë.
“Reagimi? Nuk kaluam shumë në aventurë, gjithë ekipi u soll ndryshe. U treguam më kompaktë si ekip, luajtëm thjesht dhe na doli për mbarë.
“Vështirësitë në lojën me këmbë? Unë nuk jam Van der Sar, e pranoj që kam disa probleme në lojën me këmbë. Pata një problem në një moment, kur desha të nis ekipin përpara, ndërsa patëm edhe fat në fillim të pjesës së dytë, kur topi më erdhi në duar. Ndonjëherë duhet pak fat dhe sot na ndihmoi”.