Andi Lila: Kemi vuajtur shumë, duhet të kthehemi Shqipëria që nuk pëson

Mesfushori i kombëtares sonë, Andi Lila, ka folur gjerësisht në RTSH, duke u ndalur te fitorja ndaj Uellsit, por edhe te kriza kuqezi dhe mënyra e kalimit të kësaj situate.

“Fitore shumë domethënëse, treguam që jemi aty. Nuk luajtëm bukur, por ne jemi Shqipëria, duhet të luajmë fortë për të mos pësuar gol dhe të presim momentin për të goditur. Ishte një fitore morale, sepse gjendja ishte shumë e rënduar në ditët e fundit, duke nisur nga ne veteranët, imagjino të rinjtë. Kishim probleme psikologjike, treguam forcë karakteri. Ishte miqësore, por Uellsi nuk kishte ardhur për miqësore. Lojtarët e tyre luajnë të gjithë në Premier Ligë dhe luajtën shumë mirë, por ne luajtëm një ndeshje të mirë, serioze. Nëse ne luajmë pa eufori, si Shqipëria, mund të triumfojmë ndaj çdo kundërshtari.

“Është moment shumë i vështirë, vijmë nga një humbje e thellë në shtëpi, që nuk na ndodhte prej shumë vitesh. Kemi qenë të tronditur, është ndër momentet më të vështira në gjithë karrierën time me kombëtare. Kam debutuar në një 6-1 në Rumani, kam pasur plot momente të vështira e të bukura, ndaj e keqja dhe e mira nuk kanë fund. Na vjen keq për humbjet e fundit, na duhej kjo fitore edhe për anën psikologjike.

“Trajneri? Unë jam ndër më të vjetrit në skuadër dhe në ndeshjen me Skocinë dola në krah të Mavrajt sepse ekipi duhet mbrojtur edhe në ditë të këqija. Mavraj tha se do luajmë edhe për trajnerin, por ne luajmë së pari për Shqipërinë, edhe trajneri është pjesë e Shqipërisë. Jemi profesionistë dhe mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme.

“Formacioni, mos do duhej ky formacion ose kjo taktikë edhe ndaj Skocisë? Tani pas ndeshjeve është e lehtë të flasim, por duke parë që luajtëm në mënyrë spektakolare në Izrael, si asnjëherë jashtë fushe, me zotërim topi mbi 65%, me raste dhe me dy episode që nuk na ecën në favor. Kundër Skocisë ndeshja mbaroi pas 20 minutash. Ne jemi Shqipëria, në Europian shkuam me 4 gola dhe pa pësuar gola, me 0 nga pas. Është e qartë që në situata të tilla duhet të bëjmë Shqipërinë, por pas ndeshjes japim të gjithë mend, është e kotë të flasim Ndoshta kjo ishte ndeshja e kthesës, të shohim përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online