Etrit Berisha merr edhe duartrokitjet e Serisë A, faqja zyrtare e elitës së futbollit Italian i jep jehonë paraqitjes së portierit shqiptar

Etrit Berisha ka zhvilluar sot një nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij. 34-vjeçari ka shkëlqyer mes shtyllave në përballjen kundër Napolit. Portieri i Kombëtares shqiptare ishte i pakalueshëm ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, të cilëve u ka mohuar disa herë golin përgjatë lojës.

Vlerësimet kanë qenë të larta për Berishën, i cili ka marrë edhe duartrokitjet e Serisë A. Faqja zyrtare e elitës së futbollit Italian i ka dhënë jehonë në “Tëitter” paraqitjes së gardianit të Empolit. “Performancë shumë, shumë e madhe nga Etrit Berisha”, shkruhet në postimin e “Lega Serie A”, që gjithashtu ka publikuar edhe statistikat e portierit shqiptar. Berisha ka kryer 7 pritje, 3 grushtime, 24 pasime, ndër të cilat 16 kanë qenë të sakta, si dhe 7 rivënie të sakta fundore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online