Valon Ethemi është nga të paktët të rinj që ka arritur të zërë vend te Kukësi. Mladen Milinkoviç i besoi vjet dhe mesfushori është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm. Ai ka folur së fundmi në RTSH Sport, teksa fillimisht flet për përgatitjet.
“Po stërvitemi mirë, janë kushte shumë të mira, kemi bërë dy ndeshje miqësore me dy ekipe shumë të forta. Kemi bërë paraqitje të mira të dy ndeshjet dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, u shpreh Ethemi.
Më tej ai shtoi: “Unë bëj maksimumin, stërvitem fort dhe synoj të bind trajnerin. Unë do të vazhdoj të punoj dhe se kush do luajë e kush do të qëndrojë në stol, e vendos trajneri. Objektivat? Kukësi ka vendosur objektivat në fillim të sezonit dhe synojmë të gjithë trofetë. Titulli kampion është detyra ynë e parë”.