Është për t’u marrë në studim! Evitoje me lojë të shpejtë? Vetëm 22 minuta dhe Klaus Gjasula vazhdon rekordet në Bundesligë

Nga Klaudio Ndreca

Klaus Gjasula vazhdon të vendosë rekorde të reja në Bundesligë me mënyrën e tij teksa paraqitet si një “luftëtar” në fushën e lojës. Përpara ndeshjes me Leipzig ishte vetë trajneri i kundërshtarëve, Nagelsman, që foli për mesfushorin shqiptar.

Pikërisht për temën e ndëshkimeve me kartonët e verdhë, duke thënë se lojtarët e Leipzig duhet të luajnë shpejtë për të evituar kontaktin me Gjasulën. Por pavarësisht këshillave, vetëm 22 minuta loje nevojiteshin dhe kartoni i verdhë është nxjerrë për këtë futbollist.

Kjo ishte hera e 16 që ndëshkohej në këtë mënyrë, ndërsa ka zhvilluar 26 ndeshje. Rekordi absolut në Bundesligë mbahej nga Tomas Hajto, që në sezonin 1998/1999 ka marrë 16 kartona të verdhë në sezon. Pra në historinë e futbollit gjerman do të kemi Gjasulën si lojtarin më të ndëshkuar, pasi Bundesliga po vazhdon dhe në këto ritme, do të jetë e vështirë që mesfushori shqiptar të mbetet vetëm në barazimin e rekordit. Gjithashtu një fakt tërësisht interesant është se Gjasula nuk është ndëshkuar kurrë me karton të kuq në këtë sezon, pavarësisht se ka rrezikuar shumë herë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online