Flet ish shoku i skuadrës së Cristiano Ronaldo : Është si Michael Jordan, gjeni në të gjitha fushat e sportit

Cristiano Ronaldo është cilësuar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Edhe pse në moshën 35 vjeçare, sulmuesi legjendar është njeriu kyç për Juventus si dhe kombëtaren e Portugalisë, pasi ai vazhdon të jetë jetë një makth për portierët kundërshtarë. Pas shumë titujve të fituar, këtë vit ambicia e portugezit është të sigurojë kampionatin italian për herën e tretë si dhe të synojë Champions League me ekipin e Juventusit, që vuan makthet e finaleve të humbura.

Ditën e sotme, ish shoku i tij i skuadrës, Rodrigo Tello, në kohën kur Ronaldo luante tek Sporting e ka krahasuar lojtarin me legjendën e basketbollit, Michael Jordan. Për një intervistë të dhënë për gazetën lokale, Tello tregon se Cristiano fiton kudo nëse luan kundër tij.

“Kam pasur rastin të jem bashkëlojtari i një gjeniu të vërtetë. Mentaliteti i Cristiano Ronaldo ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai i një fëmije 17-vjeçar normal të asaj kohe. Luanim futboll tavoline, ai ishte më i miri, luanim bilardo, ai ishte më i miri, kur ngrinim pesha unë lodhesha ndërsa ai vazhdonte më shumë. Më kujton [Michael] Jordan, i cili ka qenë konkurrues në gjithçka”, u shpreh Rodrigo Tello./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online