Ditëlindje si të Lorenzo Insigne, ylli i Napolit merr dhuratën me vlerë mbi 200 mijë euro

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, festoi 29 vjetorin e tij të lindjes dhe në ditën e veçantë për të mori në këmbim një dhuratë të bukur dhe tejet luksoze. Ishte pikërisht një Lamborghini Huracan EVO e vendosur në një fjongo të kuqe ajo çfarë e priste në oborrin e shtëpisë së tij në Napoli. Bashkëshortja e tij, Genoveffa Darone, nuk u kursye aspak, por ka shkundur xhepat në këtë ditë të shënuar për sulmuesin italian.

Normalisht që llogaria bankare e familjes Insigne e lejon një dhuratë të tillë, që kap shifrën e mbi 200 mijë eurove. Një tjetër “perlë“ i shtohet garazhit të lojtarit napoletan, i cili zotëron gjithashtu një Mercedes Benz AMG Gt62 S dhe një Ferrari 458. Shpejtësia dhe adrenalina duket se janë pjesë e tij dhe zgjedhjet në makina e tregojnë qartë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online