Paolo Zaneti është paraqitur në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Romën. Trajneri i Empolit ka folur ndër të tjera edhe për Stiven Shpendin. Ai thotë se suomuesi shqiptar është një investim.fantastik për të ardhmen, por që nuk duhet djegur.
“Ai duhet të bëjë një rrugëtim në një moment të vështirë të skuadrës. Është një kapital i madh dhe nuk duhet djegur. Në termat e ardhmërisë është një blerje fantastike. Çdo javë që kalon, nga të qenurit djalosh bëhet pak më shumë i rritur”, ka deklaruar Paolo Zaneti./Sport Ekspres/