Është kthyer në modë, mbrojtësit shqiptarë vazhdojnë të shënojnë

Egzon Binaku dhe Benjamin Kololli kanë shënuar sot në ndeshjet miqësore që kanë luajtur. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi dhe ai i përfaqësueses së Kosovës kanë gjetur rrugën e rrjetës për skuadrat e tyre.

Fillimisht, në fushë zbriti Zyrihu përballë Kluzh, me Benjamin Kolollin që shënoi golin e vetëm për skuadrën zvicerane. Kosovari është në formë të shkëlqyer dhe ka shënuar 5 gola në tri takimet miqësore që Zyrihu ka zhvilluar deri më tani.

Rrugën e rrjetës e ka gjetur dhe Egzon Binaku, mëngjarashi kuqezi që aktivizohet te Malmo. Edhe pse jo titullar në takimin kundër IFK Malmo, Binakut i kanë mjaftuar pak minuta që të realizojë, duke barazuar rezultatin në minutën e 84’, në një ndeshje miqësore që dukej e humbur nga skuadra e tij.

Miqësore

Malmo FF – IFK Malmo   2-2
Binaku 84’

Kluzh – Zyrih  2-1
Kololli 48’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *