më në fund Novak Xhokoviç është kthyer ai që njohim prej shumë vitesh dhe mbrëmë vonë fitoi edhe turneun e vetëm që nuk e kishte fituar kurrë, duke mundur Roxher Federer në dy sete 6-4, 6-4, në finalen e Cincinnati Masters.
Serbi dominoi dhe fitoi me meritë në përballjen e parë me Federer në thuajse dy vite, ndërkohë që bëri diçka të rrallë, jo vetëm se është bërë tenisti i parë që i fiton gjithë turnetë Masters 1.000, por njëkohësisht i prishi rekordin Federerit, i cili në Cincinnati kishte triumfuar 7 herë, pa humbur asnjë finale.
Tashmë Djokoviç kryeson 24-22 në përballjet me Federer, duke dominuar ndeshjet më të mëdha, sepse kryeson 3-1 në finalet e Grand Slam dhe 12-6 në total në ndeshjet e turneve madhore.
Xhokoviç fitoi turneun e Uimbëlldonit muajin e shkuar, pas kthimit nga një operacion në bërryl, që e la jashtë për shumë kohë.
A dream come true ??@CincyTennis #GoldenMasters pic.twitter.com/nb9XL7nw2W
— Novak Djokovic (@DjokerNole) August 20, 2018