Manchester United po kalon një sezon të vështirë. “Djajtë e kuq” janë eliminuar nga çdo kompeticion i Kupave të Anglisë, si dhe është jashtë turneut Champions League. Madje duket e vështirë edhe pjesëmarrja për sezonin e ardhshëm në Champions League, duke qenë se tashmë janë 6 pikë pas vendit të katërt në kampionat.
Problemi kryesor qendron në dhomat e zhveshjes. Ish-mesfushori Paul Scholes ka zbuluar një bisedë me Lingardin, i cili i ka rrëfyer se situata në dhomën e zhveshjes së United-it i ngjason është për të ardhur keq.
“Ka një rrëmujë absolute në dhomat e zhveshjes. Kjo është një katastrofë, jo një dhomë zhveshjeje. Kam folur me Jesse-n (Lingardin) së fundmi dhe jam i sigurt se ai nuk do të më fyhet për zbulimin e asaj që tha, se dhoma e zhveshjes së United është një fatkeqësi”, ka thënë Paul Scholes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/