“Mendova se këtu do luaja me cigare në gojë”, Higuain tregon arsyet e largimit në SHBA: E imagjinoja ndryshe, por më doli si Seria A

Gonzalo Higuain u largua nga Juventusi në vitin 2020, duke zgjedhur SHBA-të si destinacionin e fundit të karrierës. Pas suksesit në Europë, sulmuesi argjentinas vendosi të pasurohej në Amerikë në vitet e fundit të aktivitetit të tij si futbollist. Por MLS nuk i ka rezultuar ashtu siç Higuain e kishte imagjinuar. Vetë ish-lojtari i Juventusit ka zbuluar në një bashkëbisedim me Bobo Vierin në “Twitch“ se mendonte se futbolli në amerikë do të ishte i dobët dhe do të mund të luante aty pa u kujdesur shumë për formën e tij fizike.

“Mendova të vij këtu të luaj me një cigare në gojë dhe të dominoj fushën, por në fakt kjo ligë doli shumë e mirë dhe e vështirë. Kuptova se ishte shumë e ngjashme me atë të Italisë dhe kjo më befasoi. Isha shumë i relaksuar, sepse nuk mendoja se futbolli këtu ishte aq i mirë dhe i ngjashëm si në Europë”, ka thënë Gonzalo Higuain./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online