Është gati për ndeshjet e shtatorit, afrimi i ri i Shqipërisë pas golit: Shqiponja u ul në tokë

Arbnor Muja shënoi sot golin e tij të parë përsezonin e ri. Lojtari 24-vjeçar realizoi një gol fantastik që vulosi fitoren 6-0 të Antwerp-it kundër Kortrijkut. Ish-futbollisti i Dritës festoi me shqiponjë pas shënimit, duke treguar kështu edhe origjinën e tij.

Muja ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” nga momenti kur feston me simbolin kombëtar, ndërsa shkruan: “Shqiponja u ul në tokë”. Kujtojmë se sulmuesi i talentuar është afrimi më i ri i Kombëtares kuqezi dhe me golin e festën e sotme tregon se është gati për ndeshjet e Shqipërisë në shtator./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online