Arbnor Muja shënoi sot golin e tij të parë përsezonin e ri. Lojtari 24-vjeçar realizoi një gol fantastik që vulosi fitoren 6-0 të Antwerp-it kundër Kortrijkut. Ish-futbollisti i Dritës festoi me shqiponjë pas shënimit, duke treguar kështu edhe origjinën e tij.
Muja ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” nga momenti kur feston me simbolin kombëtar, ndërsa shkruan: “Shqiponja u ul në tokë”. Kujtojmë se sulmuesi i talentuar është afrimi më i ri i Kombëtares kuqezi dhe me golin e festën e sotme tregon se është gati për ndeshjet e Shqipërisë në shtator./Halit Delibashi-Sport Ekspres/